“Duert i ke ndy me djersë e gjak shqiptarësh” Arjola Zadrima, letër Ramës: Asht koha me thy qafën z. Kryeministër

0
209

Poetja nga Shkodra, Arjola Zadrima, e zhgënjyer me qeverisjen aktuale i ka drejtuar një letër kryeministrit Edi Rama.

Ajo përmend largimin e shqiptarëve drejt vendeve të huaja dhe për këtë ajo bën përgjegjës të drejtpërdrejtë kreun e qeverisë.

Letra e Arjola Zadrimës:

Drejtue kryeministrit,

Z.Rama kam njëmijë arsye më ju drejtu me një status sepse e gjithë vëmendja jote dhe krejt drejtimi i një shteti po rrjedh prej statuseve në facebook apo tëitter etj. Unë ndihem e huaj në vendin tem dhe për këtë jeni fajtor kambë e krye.

Më vjen një çudi e pashpjegueshme kur një popull i tanë kërkon largimin tuej dhe ju zgerdhiheni. Çdo ditë zgjohem me mendimin me ikë sa ma parë, jam e atij brezi që fatkeqsisht kalova adolishencën në një kohë trazinash.

Rrita shtatin në 90 , 91, 97 edhe tash ju shoh më një përçmim prej grueje, poeteje shkodrane, nanë shkodrane , e ve që përplaset me jetën veç me ndershmëni. Sa shqiptarë duhet me ikë që të ndihesh “Zot” ?

Zoti Rama për mue i keni kalue kufijtë e normales me kohë, sot ju po degradoni në çdo aspekt. Jeni jo vetëm një kryemafjoz por edhe burracak. Kjo për faktin se nuk të vret ndërgjegja, më të vra duhet me e pasë. Shqipninë nuk e keni ba ju, as krimineli që vulosi pushkatimin e qindra veriorëve yt atë, as ajo kastë bandidësh që keni rreth vedit, as ka për tu kthye ma në Spaç. Unë u linda këtu, u rrita e krijova familje , por çdo ditë mendoj si më i degdisë bijt e mi dyerve të botës. Kjo Shqipni nuk asht ma atdheu jem , asht veç një tokë arbnore që po braktiset , e bastiset dhe kjo gjamë mban vulën tande.

Zoti Rama drejt fundit po shkon vetë por si gjithë komunistët ti nuk njeh liri , duert i ke ndy me djersë e gjak shqiptarësh, ti nuk ishe lider asnjë ditë të jetës tande, veç një mashë apo thjesht kloun kryeministri kukull i mafies ma të dhunshme në të gjithë Europën asaj shqiptare.

Të gjithë shqiptarët duen me ikë, të gjithë veriun e urren me gjithë shpirt z..Rama vetëm pse nuk u kthye kurrë vegël e jueja.

Unë jam shkodrane , përmbi të gjitha një prej poeteshave të qytetit tem , dhe ju fajësoj me forcën e fjalës dhe dëshminë e kohës që po jetoj.

Veriu asht brinja elitare e Shqipnisë z.Rama dhe jo malokizmi apo fshatarizmi që fshihni në shpirt.

Asht ora , asht koha më thy qafën z. kryeministër , para se ta shisni krejt Shqipninë. Ah po tuj shku tërhek kambën rrëshqanë e mbas vedit merr çdo potikan të korruptuem.

Marrsh se na keni zanë frymën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here