Bie nga lartësia 20 metra, ndërron jetë punonjësja e Bashkisë Delvinë

0
163

Një punonjëse e njësisë administrative Vergo në Bashkinë Delvinë ka ndërruar jetë sot pasi ka rënë aksidentalisht nga lartësia. Sipas informacioneve të siguruara nga Dosja.al viktima është Valentina Kotolloshi, 42-vjeçe dhe ishte duke rregulluar një tub uji pranë banesës së saj, por ka rënë prej aty në një lartësi rreth 20 metra.

Ajo ka marrë goditje të rënda në kokë dhe pas plagëve të marra humbi betejën me jetën. Kotolloshi ishte nënë e dy fëmije. Dhe pse u nis me urgjencë për në spitalin e Sarandës, që ishte dhe më i afërti, gjatë rrugës ajo ka ndërruar jetë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here