Aksidenti tragjik/ Policia: Tre humbën jetën, vajza tjetër në vdekje klinike…

0
114

Një aksident me përmasa tragjike ka ndodhur mbrëmjen që lamë pas në Tiranë, duke u marrë jetën tre personave nga e njëjta familje, ndërsa dy persona të tjerë janë rëndë në spital.

Viktimat janë babai, nëna dhe vajza e tyre, ndërsa kanë mbetur të plagosur vajza tjetër e çiftit dhe drejtuesi i mjetit, i afërm i familjes. Aksidenti ka ndodhur kur makina me të cilën udhëtonte familja me pesë persona brenda ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën anësore.

Policia e Tiranës tha fillimisht se ishte katër numri i të vdekurve por rreth orës 11:20 minuta solli tjetër komunikatë, duke thënë se numri i viktimave është tre, ndërsa vajza e tjetër e çiftit Bibaj është në gjendje kritike për jetën.

Sipas policisë, drejtuesi i mjetit, Arlind Alia, 32 vjeç nga Puka, është gjithashtu në gjendje të rëndë.

Policia bën me dije edhe identitetin e plotë të viktimave. Ata janë: Bardhok Bibaj, 62 vjeç, Valentina Bibaj 54 vjeçe, Florida Bibaj e bija 22 vjeçe, nga Mirdita, ndërsa në gjendje kritike për jetën është vajza tjetër e çiftit, Xhuliana Bibaj, 26 vjeçe.

“U njoftua nga spitali se ndërroi jetë, por ka kaluar në vdekje klinike dhe tashmë ndodhet në gjendje kritike për jetën në Spitalin Ushtarak”, sqaron policia në njoftimin e dytë.

Njoftimi i Policisë:

Sqarojmë në lidhje me aksidentin e ndodhur në orët në para të mëngjesit të sotëm. Për shkak të konfuzionit të krijuar nga vetë natyra e aksidentit dhe pasojat që solli, edhe informacioni ka qenë jo i saktë.

Ne njoftimin paraprak është raportuar se kanë ndërruar jetë katër persona, por njëra prej vajzave ndodhur në gjendje kritike për jetën, pasi kur është raportuar se ndërroi jetë kishte kaluar në vdekje klinike.

Drejtues mjeti Arlintin Alia, 32 vjeç nga Puka, në gjendje të rëndë për jetën
Bardhok Bibaj. 62 vjeç. Mirditë, ka ndërruar jetë

Valentina Bibaj 54 vjeçe Mirditë, ka ndërruar jetë

Florida Bibaj e bija 22 vjece, ka ndërruar jetë

Xh. Bibaj e bija, 26 vjeçe, është në gjendje kritike për jetën.

U njoftua nga spitali se ndërroi jetë, por ka kaluar në vdekje klinike dhe tashmë ndodhet në gjendje kritike për jetën në Spitalin Ushtarak.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here