Zgjedhjet, Alibeaj: Nëse hynim, fasadë e regjimit autokratik

0
83

I ftuar në studion e emisionit ‘Kjo Javë’ ish deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj u shpreh se ashtu si qortojnë opozitën për djegien e mandateve, duhet të ndënojnë edhe qeverinë për blerjen e votës, nisur nga përgjimet e publikuara.

“Djegia e mandateve nuk ishte një lëvizje që e kishim menduar ndonjëherë. Është nga ato cështje që për këdo ka skepticizëm. Edhe për ne ka patur dyzim, pse duhet ti ndjegim, duke ditur që mund të kishim një lloj ndëshkim. Shqiptarët do na ndëshkonin, duke mos na dhënë votat, por ndodhi krejt e kundërta. Djegia e mandateve shtoi entuziazmin, që mund të mos jenë edhe mbështetësit tanë. Ndërkombëtarët, e pranoj që mund të qortohemi për mandatet, për mos pjesëmarrje në zgjedhje, po kjo maxhorancë a nuk duhet të ndëshkohet për blerje votash, ky kryeministër që darkon me banda në Durrës, a nuk duhet të ndëshkohet prej ndërkombëtarëve. Kur shqiptarët po ikin, 2.2 md $ janë vjedhur nga xhepat e shqiptarëve. Shteti i së drejtës ka vdekur, ka vdekur demokracia, dhe dikush duhet të japë një shkëndijë që shqiptarët të qartësohen për gjëmën e madhe që ka ndodhur.’ U shpreh Alibeaj.

Ndaluar në vendimin e opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhje ish deputeti Alibeaj u shpreh se nëse do merrnin pjesë në zgjedhje do ktheheshim në fasadë të nje regjimi autokratik të plotë.

“OSBE Duhet të tregojnë ka sot një proces zgjedhor legjitim, sipas standardeve të OSBE ODIHR?  Raporti i djeshëm nuk ishte edhe aq rozë. Nuk është se pres të dalin të thonë nuk ka proces e po ikim. Ajo që pritet të thonë është që në këtë vend ka zgjedhje moniste, opozita nuk merr pjesë. Roli i tyre është për të monitoruar.

A ka apo jo zgjedhje në këtë vend, është cështje që përcaktohet nga institucionet shqiptare dhe presidenti ka shprehur vullnetin që thotë zgjedhje do ketë po jo në 30 qershor. Shqiptarët janë të qartë sot që në 30 qershor zgjedhje të ligjshme nuk ka.

Nëse nuk do të marrësh pjesë nuk duhet të penalizosh palën tjetër. Pyetja është pse jemi tërhequr. Jemi tërhequr se kemi frikë? Opozita është shumicë e tregojnë sondazhet e mobilizimi në protesta.  Jemi tërhequr për një fakt të thjesht, ne nuk mund të hyjmë në proces zgjedhor kur kundërshtari të vjedhë të rref, futet në proces me krimin e jep para, do ktheheshim në fasadë të nje regjimi autokratik të plotë. Problemi nuk qëndron te tërheqja jonë, por te kjo qeveri. “ vijoi Alibeaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here