Shpërthen Basha: Luftës së Ramës do t’i përgjigjemi me LUFTË! Çfarë pritet më 21 qershor??

0
86

Opozita po përgatitet për demonstratë të fortë më 21 qershor, datë, e cila siç po përgatitet përballja, do të mbahet mend gjatë në historinë e Shqipërisë.

Pritet të jetë protestë-demonstratë shumë e fortë jo vetëm për shkak të orës jo normale kur është caktuar, por sepse zhvillimet politike në vend dhe thirrjet për dialog me një kryeministër që shkel Kushtetutën, tall qytetarët dhe burgos kundërshtarët, kanë kohë që e kanë humbur vlerën. Opozitës nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të përgjigjet me të njëjtën mënyrë si po sillet qeveria me qytetarët.

Vijimi i fushatës elektorale nga kryeministri Edi Rama për zgjedhjet e 30 qershorit, pa pasur datë të dekretuar nga Presidenti i Republikës dhe pa opozitën reale, nuk është më lëvizje politike, por një grusht shteti. Së pari, sepse një dekret i Presidentit të Republikës bazohet në Kushtetutën e vendit dhe çdo shkelje e tij është atentat ndaj ligjit më të rëndësishëm në vend të miratuar jo nga Kuvendi, por nga shqiptarët me referendum popullor. Në këtë pikë, qeveria “Rama”, gjithçfarë po bën pas dekretit të Presidentit për anulimin e datës 30 qershor, po e kryen njëlloj si talebanët që nuk njohin shtetin dhe institucionet. Kundërpërgjigja se dekreti i rrëzuar me rezolutë nga 100 deputetë është fyerje për çdo qytetar të këtij vendi që beson te një shtet serioz. Së dyti, kemi të bëjmë me një grusht shteti sepse institucionet si Prokuroria, Policia e Shtetit, KQZ, etj., në vend të ishin garantuesit e zbatimit të ligjit janë kthyer në shërbëtor të pushtetit të Edi Ramës. Vetëm dje, 7 drejtues të PD-së në Librazhd u burgosën nga policia sepse guxuan të protestojnë në rrugën ku kalonte eskorta e kryeministrit Edi Rama. Në total, që nga nisja e protestave të PD dhe LSI janë më shumë se 600 qytetarë të arrestuar. Në burgje sot ndodhen 50 protestues që presin të dënohen me nga 3 muaj deri në 3 vjet burg sepse ishin pjesë e tubimeve të opozitës. Në vitin 2019, në Shqipëri po ngrihen akuza dhe po bëjnë burg njerëz për motive politike dhe vetëm ky skandal duhet të mjaftojë për të ngritur gjithë shqiptarët në këmbë. Për të vazhduar me çmendurinë institucionale, prokuroria mori në mënyrë të bëftë të pandehur liderin e opozitës Lulzim Basha, në kulmin e krizës politike, për një çështje të nisur vite më parë. Koha kur u zgjodh lëvizja e prokurorisë kundër Bashës, për një çështje që maksimumi mund të ngarkojë me përgjegjësi administrative ndonjë nëpunës të PD është jo vetëm e qëllimshme, por ngjan si e porositur me SMS nga zyra e kreut të Qeverisë. Për t’i vënë vulën çmendurisë së zgjedhjeve pa opozitën, dje rolin e kërcënuesve e morën 4 anëtarët e PS-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Gjysma e bashkive në vend, në zbatim të ligjit, njoftuan se dekreti i Presidentit Meta për anulimin e datës 30 qershor i detyron që të mos bëjnë zgjedhje në këtë datë. Por anëtarët e PS me urdhër të Edi Ramës dolën dje dhe i kërcënuan me burg. Aktet nga KQZ kundër opozitës, hetimet e pabaza të prokurorisë për kreun e PD, si dhe arrestimet e simpatizantëve të opozitës nga policia, akte të pastra antikushtetuese që mund të krahasohen vetëm me regjimet antidemokratike. Sepse nuk ka gjë më jo demokratike sesa të bësh zgjedhje pa kundërshtarë dhe pa opozitën. Ky model zgjedhjesh me bashkimet profesionale bëhej vetëm në diktaturë. Këto veprime të rrezikshme për vendin dhe kërcënuese deri në asgjësimin e opozitës reale të vendit është cilësuar dje nga Lulzim Basha si një shpallje lufte e Edi Ramës. Një shpallje lufte që nuk është vetëm ndaj anëtarëve zyrtarë të opozitës, por ndaj çdo shqiptari që mendon ndryshe nga kjo qeveri. Në mbledhjen e zhvilluar me drejtuesit e PD-së, Lulzim Basha kërkoi nga demokratët dhe opozita një mobilizim total në gjithë vendin, për gjendjen emergjente në të cilën ka arritur shteti dhe institucionet. Basha tha se në një situatë lufte përgjigja që duhet të bëhet ndaj atyre që u kanë shpallur luftë qytetarëve duhet të jetë e njëjtë. “Duhet të mbrojmë vendin dhe qytetarët, Kushtetutën. Jemi në të drejtën tonë t’i përgjigjemi me çdo çmim dhe me çdo mjet”,- u shpreh kreu i PD-së. Thirrja për t’u përgjigjur me çdo mjet, sipas PD-së, nuk është tejkalim, por vjen si reagim i njëllojtë ndaj asaj çfarë po bën qeveria “Rama”. Nëse më parë pushteti i Edi Ramës ishte i korruptuar, i paaftë dhe përzjerë me njëmijë fije të krimit dhe oligarkëve, gjithë ky sistem është bërë i rrezikshëm. Dhuna policore dhe arrestimet politike janë dëshmia më e qartë e këtij rreziku. Bashkë me protestat në rrethe për ndërgjegjësuar qytetarët, dje opozita shpalli dhe mbajtjen e tubimit të madh kundër qeverisë.

Më 21 qershor, në orën 20:00, qytetarët dhe opozita do të jenë përballë Kryeministrisë, në një nga protestat më të mëdha. Pritet të jetë protesta më e fortë jo vetëm për shkak të orës jo normale kur është caktuar, por sepse zhvillimet politike në vend dhe thirrjet për dialog me një kryeministër që shkel Kushtetutën, tall qytetarët dhe burgos kundërshtarët, kanë kohë që e kanë humbur vlerën. Opozitës nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të përgjigjet me të njëjtën mënyrë si po sillet qeveria me qytetarët. Do jetë 21 qershor që do mbahet mend gjatë në historinë e Shqipërisë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here