Përse ka frikë Spartak Ngjela, nga gazetari Berat Buzhala?!

0
133

Ditën e enjte në emisionin “Open” të drejtuar nga Eni Vasili, ndodhi një incident “i çuditshëm” që bëri shumë përshtypje te ndjekësit e debateve politike televizive.

Gjatë debatit për çështjen e vlefshmërisë së vendimit për anulimin me dekret të zgjedhjeve të 30 qershorit gazetari nga Kosova, Berat Buzhala, replikoi me avokatin, Spartak Ngjela, i cili po mbronte me zjarr variantin se presidenti ka shkelur Kushtetutën në këtë rast. Ngjela, i cili njihet si polemist ekstremist me këdo që debaton nëpër studio televizive, papritur (ndoshta pas një mesazhi në telefon) u tërhoq nga replika që nisi me Buzhalën dhe lëshoi deklaratën misterioze, se ka frikë të të replikojë me gazetarin nga Kosova.

“Më thanë njerëz nga Kosova, që të mos e zgjat shumë polemikën me të“, tha Ngjela duke u tërhequr nga biseda dhe mos bërë më debat me Buzhalën, deri në fund të emisionit. Pas këtij “incidenti” nga drejtuesja e emisionit Eni Vasili, por  edhe nga vetë Buzhala, pati këmbëngulje që  avokat Ngjela të tregonte arsyen e kësaj “frike”, por ai refuzoi që të sqaronte deklaratën e tij, duke shtuar edhe më shumë misterin e njeriut dhe mesazhit, që i kishte dërguar nga Kosova.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here