Pas Elbasanit, forcat speciale nisin një operacion të madh në Vlorë….

0
157

Pas Elbasanit policia shqiptare me forca të shumta speciale nga Tirana dhe qarqe të tjera, kanë nisur mbrëmë natën vonë një operacion të gjerë edhe në një zonë tjetër problematike të krimit në vend. Burime brenda drejtorisë së Përgjithshme të Policisë konfirmojnë, se Forcat Speciale me në krye RENEA kanë ushtruar kontrolle të shumta në Vlorë. Ende nuk ka detaje, por deri më tani dihet se një nga pikat e kontrollit ka qenë Lapardhaja.

Gjithashtu raportohet se është sekuestruar një sasi e konsiderueshme kanabisi, por ende nuk ka të dhëna për persona të arrestuar. Për gjatë gjithë natës deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, policia ka ushtruar kontrolle të rrepta edhe në kërkim të personave të rrezikshëm. Operacioni ka vijuar edhe në orët e para të paradites të së shtunës dhe në përfundim të tij, pritet një bilanc dhe njoftim zyrtar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here