Standard.al

Makina përplas motorin tek “Ali Demi”, plagoset një person

0

Një persona ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti në lagjen “Ali Demi” në Tiranë.

Sipas informacioneve të policisë, makina ka përplasur një motor dhe si pasojë drejtuesi i motori mbeti i plagosur.

I plagosuri, ende i paidentifikuar u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

Policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidenti.

Njoftimi i policisë

Në rrugën Ali Demi mjeti me drejtuese shtetasen D.,T , është përplasur me mjetin motorr me drejtues A.,T si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit motorr shtetasi A.,T i cili u dërgua në QSUT.

Drejtuesja e mjetit ndodhet aktualisht e shoqëruar në komisariat.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.