Historia e 7 jetimëve, vajza në lot: Ka disa ditë që rrimë pa bukë….

0
100

E mbani mend historinë e një nënë me shtatë jetimë në fshatin Kamiçan të Elbasanit? Pranvera Muca rrëfëu historinë e pabesueshme të saj në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”.

Pranvera 45 vjeç, ka humbur bashkëshortin dy vite më parë. Ajo është nënë e shtatë fëmijëve më i madhi është Ismaili 21 vjeç, më të voglat janë binjaket Kela dhe Klestia 10 vjeç. Jetonin në një shtëpi shekullore mbi 100-vjeçare. Por pesha e kohës e shembi papritur. Bashkë me fëmijët prej janarit ngriti një cadër.

Ushqimi që konsumojnë e mbajnë frymën gjallë janë hithrat e ziera, lakrat e egra apo pak spinaq që ndodhet në natyrë. Pranvera merr një tigan të vogël nga çadra hedh pak lakra e një kokërr vezë. Një pjatë me salcë dhe tigani i vogël më një vezë është vakti i tyre i zakonshëm. Është ushqimi për 7 frymë. Vetë Pranvera nuk ulet me fëmijët, pak më tutje loton e zemra i dhemb.

Dëshirat e fëmijëve janë bazike, duan t’u shërohet e ëma, duan një shtëpi të fusin kokën. Fjalët mezi i nxjerrin nga lotët. Dikush do të bëhet doktor, vajza do të bëhet infermiere të shpëtojë njerëzit. “Nuk kam kushte të bëhem, por shpresën nuk do ta humb, do mësoj. Dua të kem një shtëpi, mërzitemi shumë, në shi lagemi, nuk jetohet këtu” tha vajza. Gjatë emisionit Elvis Naçi premtoi se do do të ndihmonte familjen bashkë me ndihmën e shqiptarëve. Kështu ndodhi…

Vajza me lot në sy shprehet se ka disa ditë që nuk është ushqyer, ndërsa shkon në shkollë me barkun bosh.

Kam thënë, o Zot merre jetën time dhe ma shëro mamin! I lutem Zotiti të më shërojë mamin dhe motrën. Nuk dua as bukë, e asgjë për vetën. Ka disa ditë që rrimë pa bukë, mërzitemi nisemi për në shkollë pa ngrënë. Kthehemi nga shkolla dhe hamë bukë me salcë, nuk ka gjella të tjera”-tha ajo.

Nëna: “Çfarë të bëjë nëna, me çfarë t’i ushqej fëmijët?” Kam nis dhe zvogëloj kafshatën e kalamjve, rri çuni dhe shtrëngon rripin e pantallonave se i dhemb barku për bukë.

Vajza në mes të lotëve: Pse mos të ishim dhe ne si të gjithë të tjerët, dua të kem një tavolinë që të shkruaj, shkollën nuk e lë dot, më duhet. Dua të kem një shtëpi, të shërohet mami. Kam qejf të bëhem infermiere, kam qejf të ndihmoj të tjerët, por shpresën nuk do e humbas, vetëm do mësoj.

Djali: Dëshira ime të kemi një shtëpi dhe mami e motra të mos jenë sëmurë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here