Hasa: Rama po mundohet të shpëtojë kokën e tij, njerëzit po mbahen nga ne sepse ndryshe…..

0
127

Endri Hasa ish deputet i Partisë demokratike në studion e lajmeve të TV Ora u shpreh se Edi Rama po shkatërron demokracinë duke kërkuar me forcë të çoj vendin drejt një konflikti civil.

Sipas tij të gjitha mediet ndërkombëtare e kanë konsideruar atë korruptuar.

Njerëzit nuk pajtohen me të, qytetarët janë në të drejtën e tyre të protestojnë.

Prandaj sipas Hasës thirrjet Rama IK po pushtojnë gjithë vendit. Dhe zgjedhje më 30 qershor nuk ka. Është një kokëfortësi, një çmenduri e Edi Ramës.

Sipas Hasës Kushtetuta njeh presidentin për caktimin e një date zgjedhjesh, ndërsa Edi Rama po çon qytetarët në konflikt.

Rama tha ai e ka kthyer Shqipërinë në Kolumbinë e Evropës, po zhduk pluralizmin politik.

“Mos harrojmë se vendi prej dy vjetësh është pa Gjykata Kushtetuese, Gjykatë të Lartë me një kryeprokurore të zgjedhur vetëm nga e majta. Po përdor shtetin për shantazh politik dhe në mënyrë kriminale. Ai gjithçka po e bënë për të shpëtuar kokën e tij, karrigen e tij. Njerëzit janë teje të irrituar dhe ai kryekrimineli vazhdon çdo ditë dhe i provokon. Mbush autobusët, dhunon administratën që të dalë. Nuk mund të ketë zgjedhje në Shqipëri nëse këtu qeverisin bandat. Nuk bëhen zgjedhje me bandat dhe me krimin. Duhet të ketë shtet që funksionon dhe jo të ketë një Llesh mbi bandat. Gjithë rinia ka ikur. Çdo njeri që sheh në rrugë kërkon të ikë. Ai e trajton popullin e tij si në luftë. Duhet të ik sa më parë”

Ne tha Hasa jemi munduar të qetësojmë njerëzit por irritomi i tyre ka arritur atje ku nuk mban më. Por po u tërhoqëm ne njerëzit nuk mund të mbahen më dhe fundi i tij do të jetë i keq.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here