Standard.al

FOTO/ Rama s’i ze besë as administratës së tij, ja si kontrollohen çantat e grave

0

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së opozitës së bashkuar në Korçë.

Salianji shprehet se Rama pasi përdori policinë për të goditur qytetarët, tashmë pret administratën, në një vend ku gjysma e karrigeve janë bosh. Ish-deputeti Salianji thotë se për turp në Korçë policia përdori dhunë edhe ndaj grave e të rinjve.

“Poshtërim i administratës në takimet e Ramës në Korçë! Pasi u detyrua të devijojë rrugën, pasi përdori policinë për të dhunuar dhe goditur qytetaret, tani poshtëron gratë dhe burrat e administratës qe ka ftuar ne koncert duke i kontrolluar me dedektor në takimin gjysëm bosh. Dhunë dhe përplasje me gra e të rinj për të bërë takime me administratën”, shkruan Salianji në postimin e tij.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.