Të majtët s’kanë fuqi për…Gjata: Jemi si Kostandinopoja që po pushtohej nga turqit….

0
98

Ish kryetari i KQZ, aktualisht Sekretar për çështjet ligjore në PD Çlirim Gjata i ftuar në studion e TV Ora deklaroi se e majta në këto momente pavarësisht lëvizjeve dhe fjalëve që është duke thënë për Presidentin, nuk ka asnjë fuqi për të vepruar. Sipas Gjatës jemi në kushtet kur për shkak të bashkëpunimit të kryeministrit me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës, nuk mund të vazhdojmë me këtë qeveri.

Sipas tij ky parlament në momentin që opozita dorëzoi mandatet ka rënë. Neni 64 i Kushtetutës thotë se Parlamenti përbëhet nga 140 deputet. Madje edhe 139 të ketë është antikushtetues.

Çfarë ndodh me parlamentin?

Gjata tha se nga pikëpamja Kushtetuese vetëm në dy vende flitet në Kushtetutë se çfarë ndodh. Njëra për pasojat dhe brenda 45 ditëve kryhen zgjedhje dhe tjetra kur kryeministri nuk merr besimin në parlament.

Por sipas tij ky është një rast specifik.

“Me Kushtetutën tonë ka rënë balancimi i pushteteve. Të gjitha i ka marrë kryeministri në dorë.

Presidenti thjeshtë e konstaton se është i shpërndarë parlamenti.

Të hënën socialistët dorëzojnë në kuvend firmat për shkarkimin e Metës?

Nuk e shkarkon dot. Thjeshtë merr miratimin për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Pa i hyrë asaj që ne nuk kemi Gjykatë Kushtetuese. Ndaj kjo që diskutojmë është e kot.

Jemi si Kostandinopoja që po pushtohej nga turqit”, tha Gjata.

Një gjë tha Gjata duhet të keni të sigurt, në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje.

Gjata e konsideroj shqetësues faktin se ne ende merremi me Mogerinin në një kohë kur negociatat nuk mund të hapen me ketë qeveri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here