Standard.al

“Taulant Bego dhe Edi Avdylaj janë mërzitur shumë”, shpërthen ish-deputeti: Asnjë hap pas!

0

Enkelejd Alibeaj, ish-deputet i PD-së, ka reaguar lidhur me përdorimin e prokurorisë nga Edi Rama dhe Taulant Balla për ngritjen e akuzave qesharake. Alibeaj shprehet se asnjë sajesë dhe askush nuk i pastron dot nga bashkëpunimi me krimi në blerje votash në marrje, ndarje dhe përfitim pushteti.

Postimi i Enkelejd Alibeaj

Taulant Bego dhe Edi Avdylaj janë mërzitur shumë. Përpjekja për të përdorur prokurorinë në ngritjen e akuzave qesharake, të cilat ua hodhën me shpejtësi si helm shqiptarëve dhe partnerëve, u kanë dështuar.

Asnjë sajesë dhe askush nuk i pastron dot nga bashkëpunimi me krimin në blerje votash, në marrje, ndarje dhe përfitim pushteti.

Largimi i bandës që ka marrë peng vendin, është më jetik se kurrë për t’i hapur rrugën Shqipërisë si Europa dhe për të ndalur rikthimin e izolimit të vendit.

Asnjë hap pas!

Zgjedhje të lira dhe të ndershme

Shqiperia si Europa

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.