Nëna vret vajzën 2-vjeçe, e mbyt me një copë bukë…

0
125

Vajza e kishte inatosur shumë dhe ajo i mori jetën. Një shpërthim jashtë çdo kontrolli nga ana e Svetlana Mirzoeva, një vajzë 28-vjeçae, nënë e dy fëmijëve.

Ajo hyri në kuzhinë dhe pa vajzën 2 vjeçe duke hedhur bukën në dysheme. Kështu në gjaknxehtësi e sipër, vendosi që ta ndëshkojë duke i futur një copë të madhe buke në gojë, aq sa i zuri frymën.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Omsk, të Rusisë, në fillim të muajit maj, por e raportuar në mediat ndërkombëtare vetëm këto ditë.

Pasi e vrau, në gjendje paniku, Svetlana bindi të fejuarin që të zhduknin kufomën.

“E mori vajzën dhe e mblodhi me një peshqir blu dhe e futi në një çantë, më pas doli dhe e hodhi”, tha e reja para hetuesve.

Ishin fqinjët ata që pas disa ditësh vunë re mungesën e vajzës dhe lajmëruan policinë.

Hetimet në sajë të pyetjeve të vazhdueshme arritën që të zbardhnin gjithë sa kishte ndodhur, por diçka mbeti mister, shkruan noa.al.

Partneri i gruas kishte gjetur vdekjen dhjetë ditë pas vrasjes së të miturës dhe tashmë askush nuk e di se ku ndodhet trupi i vogëlushes.

Svetlana rrezikon 15 vite burg, ndërkohë që fëmija tjetër i saj vetëm 3 vjeç, përfundoi në jetimore

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here