“Lali duhet të lexosh pak më shumë”, “rrëshket” Veliaj: Vojo Kushi u vra nga gjermanët

0
146

Erjon Veliaj vijon takimet rutinore me qytetarët në një fushatë për zgjedhje të anulluara nga Presidenti, por që për Rilindjen shqiptarët do të votojnë.

Duke dashur të bëjë ekspertin në çdo fushë, herë duke folur si tirons i vjetër, herë duke treguar histori, Veliaj sot ka nxjerrë në pah edhe një tjetër mangësi, atë të paditurisë.

Vetëm pak metra larg selvisë, atje ku ndodhet busti i Vojo Kushit, Veliaj ka komentuar ndërhyrjen brutale të IKMT dhe Policisë Bashkiake për shembjen e dy apo tre ndërtesave që ndodheshin në këtë zonë.

“Ta dinte Vojo Kushi, para se të hipte këmbëzbathur mbi tank kundër gjermaneve që do të prishte të gjithë shtëpitë e tironsve tek Selvia…”, ishte fjalia e Veliajt, që u duartrokit dhe shkaktoi të qeshura nga të pranishmit e mbledhur në një kantier ndërtimi, te shkolla Servete Maçi.

Dhe kur nuk e di kryebashkiaku se kur u vra Vojo Kushi, nuk kanë si ta dinë ata që punojnë me të.

Nëse do të zbriste vetëm 50 metra dhe do të shkonte te busti i Vojos, do të informohej se ai u vra në tetor të 1942 nga italianët.

Lali duhet të lexosh pak më shumë, sidomos kur ke dëshirë të bësh lojra fjalësh, të tregosh batuta apo të bësh të gjithëditurin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here