Arrestimet politike të Ramës. Qytetarët protestë para komisariatit të Policisë

0
165

Qytetarë e simpatizantë të Partisë Dekomkratike janë mbledhur para komisariatit të policisë në mbeshtetje të 7 ndaluarve që penguan kryeministrin Edi Rama në Librazhd.

Nën thirrjet ‘Rama Ik’ ata kërkojnë  lirimin e drejtuesve lokal në Elbasan mes tyre ish-deputetit Aurel Bylykbashi.

Policia e Shtetit  ka proceduar 23 protestues dhe ka arrestuar 7 prej tyre për protestën e organizuar mbasditen e 13 qershorit në hyrje të qytetit të Librazhdit, gjatë së cilës i bllokuan rrugën eskortës së Kryeministrit Edi Rama; Rama do të zhvillonte takimin elektoral me socialistët për prezantimin e kandidatit për kryebashkiak.

Policia e Librazhdit njoftoi se bazuar në pamjet filmike, dhe raportet e shërbimit, ka bërë arrestimin në flagrancë të 7 personave për veprat penale të “Organizimit, pjesëmarrjes në grumbullime, manifestime të paligjshme”, dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit’’ “Pengim i subjekteve zgjedhore”.

Po kështu ka filluar proçedimi penal në gjëndje të lirë, për të njëjtat vepra penale edhe për 16 shtetas të tjerë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here