Aksident/ Makina përplas këmbësorin, largohet shoferi

0
99

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Korçë. Sipas informacioneve zyrtare nga policia një mjet tip “Benz” ka përplasur një këmbësor në aksin Korçë-Boboshticë i cili është plagosur rëndë.

Pas aksidentit drejtuesi ka braktisur makinën dhe është larguar. I plagosuri është dërguar në spitalin e Korçës fillimisht dhe më pas drejt Tiranës për shkak të gjendjes së rënduar.

Informacion paraprak

Më datë 14.06.2019, në rrugën Korçë-Boboshticë, një mjet tip “Benz” ka përplasur një shtetas rreth 60 vjeç, këmbësor në rrugë (ende i paidentifikuar) dhe ka braktisur mjetin duke u larguar nga vendngjarja.

I aksidentuari, pasi ka marrë ndihmën në Spitalin e Korçës, u transportua në Tiranë për mjekim më të specializuar, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here