“Presidenti nuk shkarkohet dot”, Luan Rama: Edi Rama ka për qëllim të shmangë vëmendjen nga skandalet politike

0
123

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama i pranishëm në studion e emisionit “Të PaEkspozuarit” në News 24 komentoi veprimin e presidentit,  Ilir Meta, i cili firmosi “live” para mediave zhdekretimin e datës së zgjedhjeve të 30 qershorit.

Ai tha se kreu i shtetit ka ndërdyrë me vonesë. Sipas Luan Ramës, retorika e kryeministrit se do të shkarkojë  Ilir Metën nga posti i Presidentit është e kotë.

Gjithashtu ai pohoi se gjuha e përdorur nga kryeministri Edi Rama ka për qëllim për të shmangur vëmendjen nga skandalet politike dhe përgjimet e gazetës gjermane “Bild”.


“Në një shoqëri të lirë, në një pluralizëm politik askush nuk është i penguar për t’u angazhuar në një parti politike dhe për këtë arsye nuk ka sens që të penalizohet Kryemadhi, sepse qenka bashkëshortja e presidentit. Konflikti këtu është thelbësor.  Jemi në një krizë besimi. Nuk është problemi te dekreti. Në vlerësimin tim, ndërhyrja  tij erdhi me vonesë.  Kemi në Shqipëri, modele, kur liderët kanë reaguar me dorëheqje  për të evituar një përplasje. Nuk është problemi se a shkarkohet apo jo presidenti. Ai nuk shkarkohet dot. Ai bën retorikën e radhës për të larguar vëmendjen për t’i ikur ballafaqimit të qytetarët pas situatës së përgjimeve të publikuara nga dosja 339 dhe nga një mori skandalesh të tjera”,-tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here