“Me ato 3 hapat përpara ç’u bë?” Silva Caka: U mbars Parlamenti e polli një rezolutë!!!

0
121

Nga Silva Caka:

U mbars Parlamenti e polli një rezolutë!!!

Në këtë pisk vape, në kulmin e varfërisë, në pikun e largimit të shqiptarëve nga vendi, në minimumin e rendit dhe sigurisë në Shqipëri, në maksimumin e refuzimeve dhe bllokadave nga vendet e BE-së kundrejt Shqipërisë, në nivelin më të ulët të reformimit të edukimit, shëndetësisë dhe drejtësisë, Edi Rama, prej 5 ditësh ka fryrë gjithë opinionin publik e është hakërryer e përbetuar nga çdo vend ku ka shkelur, se do të shkarkojë Presidentin e Shqipërisë!?

Ka që prej datës 8, që përdor gjithë arsenalin e tij mediatik, ministror, parlamentar, “opozitar” e ndërkombëtar, vetëm e vetëm që t’i mbushë mendjen të gjithëve se ai është më i miri, më i drejti, më i kulluari, biri i Zotit në tokë…
Ka që prej datës 8 që ndërsen Taulantin, Ulsiun, Astrit opozitarin, Elisën, Erionin, Erionin Jr., Rudinën, Juncker-in, Etildën, Gjuzin e të tjerë, për t’i mbushur mendjen të gjithëve se Presidenti ka shkelur Kushtetutën e se për këtë fakt, do të shkarkohet.

Nuk la gjë pa thënë e nuk la gjë pa bërë; shau, mallkoi, kërcënoi, presionoi, iku në Bruksel, vajti dhe në Kosovë me syze, qau, lebetiti, u ankua, një herë bëri si i keq e një herë si shpirt i keq, i ra këmbës 5 orë në Parlament e për çfarë? Për të nxjerrë një rezolutë, që as nuk i afrohet procedurës së shkarkimit të Presidentit! Një furtunë në gotë me pak fjalë…

E di edhe ai që akte të tilla kërkojnë burrëri e guxim, kërkojnë qetësi dhe kthjelltësi, kërkojnë eksperiencë e njohuri… e ai nuk gëzon asnjë nga këto!

Ah se harrova: duhet edhe Gjykata Kushtetuese ?

Nuk është faji i tij; nuk është e lehtë të merresh me pesha të rënda, kur e ke trurin bosh!

Edhe diçka në fund: me ato 3 hapat përpara ç’u bë? Apo ç’i deshe thuaj…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here