Standard.al

VIDEO/ Momenti, kur tanke dhe ushtria serbe tërhiqen nga territori i Kosovës

0

Më datë 12 qershor të vitit 1999, trupat e NATO-s hynë në Kosovë për t’i dhënë fund mizorive të ushtrisë serbe ndaj popullatës kryesisht etniike shqiptare.

Hyrja e trupave u bë pas Marrëveshjes së Kumanovës ndërmjet zyrtarëve serbë dhe autoriteteve të NATO-s, të udhëhequra në atë kohë nga gjenerali britanik, Mike Jackson. Kjo situatë erdhi si rrjedhojë e ndërhyrjes së SHBA-ve dhe aleatëve perëndimorë, të cilët bombarduan edhe Serbinë.

Sot janë mbushur 20 vjet nga koha kur ushtria serbe ikte nga Kosova. Shihni momentin, kur tanke dhe mjete të tjera të ushtrisë serbe ikin nga territori i Kosovës. Ushtria e ashtuquajtur ende jugosllave e kohës tërhiqet nën mbikëqyrjen e forcave amerikane, gjermane dhe franceze. Pas tërheqjes së trupave serbe në Kosovë hyjnë kamionët e Kryqit të Kuq.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.