“Rama njeriu më i rrezikshëm në vend”, Bardhi: “Kryeministri Abdylajve tu shpjegojë shqiptarëve pse Hollanda tha Jo për negociatat”

0
103

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka reaguar pas përgjigjes Jo që Hollanda i dha sot hapjes së negociatave me Shqipërinë, duke bërë fajtor kryesor për këtë vendim kryeministrin Edi Rama.

Sipas Bardhit: Nëse kryeministri i Avdylajve nuk do kishte bërë pakt me krimin, do ishim duke nisur bisedimet me BE”

‘Kryeministri i Avdylajve duhet t’i shpjegojë qytetarëve se përse Holanda ka vendosur t’i thotë JO hapjes së negociatave me Shqipërinë, në të njëjtën ditë ku ka vendosur ti thotë PO hapjes së negociatave më Maqedoninë e Veriut. Për Shqipërinë, ligjvënësit e Holandës kanë vlerësuar se “nuk po arrin rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe në bazë të Raport-Progresit mund të vërtetohet se Shqipëria nuk i plotëson kushtet e vendosura”.

Nëse Edi Rama nuk do të kishte bërë marrëveshje me krimin e organizuar për të ardhur dhe mbajtur pushtet, Shqipëria do të kishte nisur bisedimet e anëtarësimit prej shumë kohësh. Edi Rama ka bllokuar integrimin europian dhe mundësinë për mirëqënie dhe stabilitet për qytetarët. Ai është sot në sytë e të gjithëve njeriu më i rrezikshëm në vend, sepse për pushtetin e tij kriminal, është gati të sakrifikojë demokracinë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Beteja jonë kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe për të garantuar zgjedhjeve të lira e të ndershme, është betejë për Shqipërinë si gjithë Europa! Asnjë hap pas!”, shkruan Bardhi

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here