Standard.al

PDS kundër Ramës! PASKAL MILO: Nuk është e rëndësishme data por stabiliteti i vendit

0

Pas takimit me krerët e partive të Qendrës së Djathtë, aleate me PD dhe opozitën e bashkuar, presidenti i Republikës është takuar edhe me kreun e PDS, Paskal Milo, e cila është forcë politike jo vetëm e majtë, por edhe aleate me PS e Ramës në zgjedhjet e fundit.

“Nuk është e rëndësishme data por stabiliteti i vendit. Zgjedhjet e njëanshme nuk i shërbejnë integrimit. Zgjedhjet duhet të jenë gjithëpërfshirëse”, ishin mesazhet e Milos pas takimit.

PDS bëhet kështu partia e parë e majtë që pranon shfuqizimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale.

Takimi vjen pas dekretit të presidentit që anullon 30 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve për pushtetin lokal.

Në takimin e parë te Meta morën pjesë krerët e partive të Grupimit të Qendrës së Djathtë, aleate të PD: Dashamir Shehi, Agron Duka, Nard Ndoka, Vangjel Dule etj. Në përfundim, aleatët e PD e cilësuan takimin një hap të vogël në drejtimin e duhur, por pa dhënë shumë detaje.

Edhe gjatë daljes së djeshme për media, kreu i shtetit tregoi edhe një herë gadishmërinë e tij për të kontribuar në zgjidhjen e krizës politike në vend.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.