“Mr.Konjaku”, del çakerqef në konferencë shtypi, ish-gazetari i BBC: Sa seriozë kur bëhen tapë

0
106

Ish-gazetari i BBC, Arben Manaj ka ironizuar deklaratat e presidentit të Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, pasi dje në konferencë me kryeministrin Edi Rama nga Brukseli foli për zgjedhjet në Shqipëri, sipas tij në prill.

Duke e cilësuar me ironi edhe si ‘Mr.Konjaku’, gazetari shton se sa seriozë janë mendimet e zyrtarëve të tillë në fund të mandatit, pas zgjedhjeve të fundit në Parlamentin Evropian.

‘Shefi i BE-së Mr. Juncker ose siç njihet ndryshe ‘Mr.Konjaku’, del çakerqef në konferencë shtypi në Bruksel me kryeministrin, duke bërë çorap zgjedhjet, të qershorit i bën në prill!!

Imagjino sa seriozë janë kur bëhen tapë dhe presim ne të japë mendim konstruktiv si të shmanget një përplasje civile në vend!

Qesharak edhe në ditet e fundit të posteve zyrtare të cilat do i lënë pas zgjedhjeve të fundit për Parlamentin Evropian, bashkë me kuqalashen Mogerini, së cilës nuk do ia shihni më surratin pas disa javësh! Vetëm amerikanët duket se janë më seriozë në analizimin e gjendjes së veshtirë në Shqipëri!

Zoti e ruajtë Shqipërinë nga ata që ‘ s’kanë dieta udhëtimi dhe shërbimi’ si Mr.Shame on you’, shkruan gazetari.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here