Hajdari “në shërbim” të Ramës: Ne mund ta propozojmë edhe vetë shkarkimin e Metës…

0
120

Në një intervistë në televizionin A2 CNN, deputetja e PD-së Rudina Hajdari ka komentuar për herë të parë dekretin e presidentit Ilir Meta për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve. Sipas Hajdarit, Meta ka shkelur Kushtetutën.

“Unë besoj se edhe vetë zoti Meta e di që ka shkelur Kushtetutën. Ai e di shumë mirë që i ka shkelur kompetencat e tij. Presidenti është në një situatë shumë të vështirë. Unë do të doja që Presidenti të kishte pasur më shumë përpjekje, thirrje konkrete, për Gjykatën Kushtetuese, reformën zgjedhore dhe datën, të cilën ka për detyrë ta caktojë.” – tha Hajdari.

Ndërsa shtoi se shkarkimin e presidentit mund ta propozonte edhe opozita me 35 deputetët e saj, por sipas saj nuk ishte kjo çështja kryesore.

“Unë shikoj se Presidenti nuk është i fiksuar nga kjo gjë. Madje, unë shoh një taktikë politike, gati në viktimizim. Ne mund ta propozojmë edhe vetë shkarkimin e Metës, i kemi 35 deputetë. Çështja nuk është do të votojmë apo jo, ne do ta shohim çështjen hap pas hapi.” – shtoi Hajdari.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here