E thotë avokati….!!! Ja e vërteta se pse Dekreti i Presidentit nuk mund të ankimohet në Gjykatën Administrative…

0
125

PËR SHPËRNDARJE TË MENJËHERSHME!
Ja e vërteta se pse Dekreti i Presidentit nuk mund të ankimohet në Gjykatën Administrative por veç në Gjykatën Kushtetuese! Dhe KQZ nuk ka kompetencat e Gjykatës Kushtetuese që të diskutojë nëse është i vlefshëm apo i pavlefshëm dekreti i Presidentit!

Opinion Ligjor i thjeshtë dhe i shkurtër por 100% i saktë,
nga Studio Ligjore Aga & Goxhaj Law Firm (Avokati Altin Goxhaj dhe Avokati Erald Aga)

A mund të kundërshtohen në Gjykatë Administrative Dekreti i Presidentit për Zgjedhjet?

S’ka asnjë mundësi ligjore!

Ai mund të ankimohet vetëm në Gjykatë Kushtetuese pasi caktimi i datës së Zgjedhjeve është akt i natyrës juridiko-kushtetuese:
[Neni 92 (pika gj.) i jep fuqi ekskluzive Presidentit ku përcaktohet se ai “cakton datën e zgjedhjeve për Kuvendin, për organet e pushtetit vendor dhe për zhvillimin e referendumeve;”]!

Sipas përcaktimit të Gjykatës Kushtetuese me vendimin nr. 25, datë 13.2.2002 është përcaktuar si cilat lloje dekretesh mund të ankimohen në Gjykata Administrative:
– vetëm ato me karakter individual (psh emërim apo shkarkim prokurorësh, gjykatësish, etj).

Pra Dekreti i Presidentit për shfuqizimin e dt së Zgjedhjeve, që të konsiderohet Akt Administrativ Individual dhe që të kundërshtohet për pavlefshmëri absolute në Gjykatë Administrative duhet të kishte efekt mbi një individ të caktuar nominalisht. Psh nëse Presidenti do të nxirrte Dekret për shkarkimin e Erion Velisë apo Edi Ramës. Kjo do ti jepte të drejtë këtyre t’i drejtoheshin gjykatës administrative që dekreti i Presidentit për shkarkimin e tyre mund të ishte i pavlefshëm ose i paligjshëm.

– Ndërkohë Dekreti për caktimin e datës së Zgjedhjeve nuk është as akt administrativ nënligjor sipas përcaktimit të Nenit 3 të Kodit të Procedurës Administrative (2. “Akt normativ nënligjor” është çdo shprehje e vullnetit nga një organ publik, në ushtrimin e funksionit të tij publik, që rregullon një apo disa marrëdhënie juridike, duke vendosur rregulla të përgjithshme të sjelljes dhe nuk është i shteruar në zbatimin e tij.). Po ashtu sipas doktrinës juridike të unifikuar gjatë viteve akti normativ nënligjor është akt administrativ që del në bazë dhe për zbatim të një ligji dhe jo Kushtetutës dhe prandaj ka karakter nënligjor dhe jo “nënkushtetues”.

E vetmja Gjykatë që mund të shqyrtojë është Gjykata Kushtetuese, sepse sipas:
• Neni 92 (pika gj) të Kushtetutës Presidenti “cakton datën e zgjedhjeve për Kuvendin, për organet e pushtetit vendor dhe për zhvillimin e referendumeve;”
• Neni 93 “Presidenti i Republikës, në zbatim të kompetencave të tij, nxjerr dekrete.”
• Neni 94 “Presidenti i Republikës nuk mund të ushtrojë kompetenca të tjera përveç atyre që i njihen shprehimisht me Kushtetutë dhe që i jepen me ligje të nxjerra në pajtim me të.”

Pra, nëse ka pretendime që Presidenti ka shkelur rëndë kompetencat e përcaktuara në Kushtetutë, apo ndonjë institucion (si KQZ sot) që pretendon se Dekreti i President është nul apo çdokush tjetër (si Edi Rama apo Erion Veliaj) që deklaron se Dekreti është në kundërshtim me ndonjë kompetencë dhe ndarje pushtetesh, Kushtetuta i jep përgjigje të menjëhershme nëpërmjet Neni 131 ku shprehimisht thuhet se:
“1. Gjykata Kushtetuese vendos për: ç) mosmarrëveshjet e kompetencës ndërmjet pushteteve, si dhe ndërmjet pushtetit qendror dhe qeverisjes vendore;”

Pra nëse Kuvendi, KQZ, Këshilli i Ministrave ka ndonjë shqetësim kushtetues, mosmarrëveshje apo tejkalim kompetencash bujrum të paraqitet te Gjykata Kushtetuese, e cila (s’nuk, hiç, fare…) është jashtë funksionit dhe s’ka asnjë mundësi ligjore të ngrihet tani që i duhet Kryeministrit që e bllokoi për 2 vjet rresht. Pikë!

P.s. Nëse KZQ nuk ndërpret proçedurat për Zgjedhje në një datë pa dekret, apo nëse gjykata të tjera (pra jo Gjykata Kushtetuese) sipas urdhrave të hierarkisë sorosiane të drejtësisë dhe Qeverisë apo nën kërcënimin e Vettingut të Soros, guxojnë të vazhdojnë çmendurinë antikushtetuese, kjo konsiderohet Grusht Shteti dhe sipas Kodit Penal Neni 224 dhe 246 të gjithë personat e përfshirë dënohen me burg!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here