Standard.al

E përdori si tallje!!! Bes Kallaku “i përvishet” Spiropalit: Lele kaçurrele ti… M’falni për…

0

‘Nuk e ka thënë Bes Kallaku, por presidenti Ilir Meta’, ishte ky reagimi i parë i Elisa Spiropalit, pas daljes së kreut të shtetit para gazetarëve ku argumentoi të gjitha arsyet për shtyrjen e datës së zgjedhjeve.

Por pasi ju përmend emri, ka ardhur edhe reagimi i aktorit Bes Kallaku, i cili me ironi kërkon falje për vonesën në replikë, pasi një ditë më parë ka qenë duke lexuar një libër mbi historinë e Skënderbeut, duke nënkuptuar tëkrahasimet që ministrja e shtetit ka bërë mes Heroit Kombëtar dhe Edi Ramës.

Ndërkohë Kallaku i kujton Spiropalit se personazhi i Portokallisë është Gjini dhe jo Besi, ndërsa shton se përveç ‘gazit’ Në PS është dhe Erjon Isai, i cili është mik i ngushtë i aktorit.

Ja postimi i Kallakut:

Lele kaçurrele ti… M’falni për vonesën por po lexoja “Historia de vita et Gestis Scanderbegi” edhe nuk kisha qasje në rrjet. Besi osht i Ijes, Gjini osht i Portokallisë. Flm shumë. Edhe përveç “gazit” mos harrojmë edhe Erion Isain.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.