Standard.al

Bill Klinton shtrëngon dorën me Metën dhe injoron publikisht Ramën…Shihni videon!!!

0

Bill Klinton ka shtrënguar duart me krerët e shtetit të Kosovës pas fjalimit të mbajtur sot në Prishtinë si dhe me Presidentin e Shqipërisë Meta, por ka injoruar tërëisht Ramën, ndonëse ishte ngjitur me personat e tjerë që u takuan me Klinton.

Sot Kosova është duke festuar 20 vjetorin e çlirimit nga Serbia, pas luftës 79 ditore të NATO-s.Por ajo që u vu re në këtë aktivitet ishte injoruar total që ish-presidenti i SHBA-së i ka bërë Edi Ramës, duke mos i dhënë dorën, pasi Clinton mbaroi fjalën e tij.

Teksa ka mbaruar fjalën e tij presidenti Clinton i ka dhënë dorën Kadri Veselit, që ishte ngjitur me Edi Ramën, Ilir Metës, Hashim Thaçit e Ramush Haradinajt.Por Edi Ramës nuk ia ka zgjatur fare dorën.

Pjesë nga fjalimi iKlinton

Presidentja Jahjaga faleminderit që më takove dje me të gjitha organizatat joqeveritare. Faleminderit të gjithë kryeministrave dhe presidentëve të vendeve fqinje, sot dua të flas veçanërisht për të ardhmen, po fillimisht dua të bëj një rrëfim për të shkuarën.
Dua të falenderoj qytetarët e Kosovës për këtë pritje që na bëni, do të jetë nderi më i madh në jetën timë që kam qenë pranë jush në kohën e spasrtimit etnik. Kam një fotografi të Tony Blair, dhe timen në zyrë nga koha e luftës.

Çdo ditë që qëndroj në atë zyrë dhe e shoh fotografinë e kuptoj se cili ka qenë qëllimi kryesor i politikës, dhe e drejta e vendimit që kam marrë. 79 ditë të bombardimeve nga NATO e kanë fituar atë luftë, pas 20 vitesh ju e keni arritur paqen.

E di që në kohë paqeje pyetja që shtrojmë është se çfarë të bëjmë për të ardhmen. Shumë menduam kur ra muri i Berlinit, të gjithë do të bëheshim miq, por nuk ndodhi kështu. Ju duhet të qëndroni për atë që mendoni se është e drejtë, Kosova për SHBA dhe NATO qëndronte më e madhe sesa vetja jonë. SHBA kanë qenë gjithnjë pranë jush, pavarësisht se kush parti drejtonte Shtëpinë e Bardhë, apo se cila e drejtonte Kongresin.

Ajo që duhet të bëni sot është të falenderoni zotin që keni bërë pjesë e zgjedhjeve, dhe nuk keni më nevojë që të gjuani njëri tjetrin me bomba. Unë besoj se shumë nga ky konflikt është dizanjuar nga njerëz që nuk kanë brenga për të ardhmen e fëmijëve tyre, unë dua që të jem një memorie e largët për të moshuarit.

Çfarë duhet të bëni ju në 10 vitet e ardhshme? Kam marrë një kurajo të madhe përpara 20 viteve, që fëmijët tuaj të jetonin të lirë. Dhe më pas kam thënë lini armët dhe diskutoni për të ardhmen tuaj, për të ndërtuar të nesërmen, dhe për të nderuar të dashurit tuaj që keni humbur. Zot bekoji qytetarët e Kosovës për përparimin e tyre, tanimë mendoni rreth asaj që mund të arrini së bashku.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.