Standard.al

Aksident/ Makina përplas gruan, me urgjencë në spital

0

Një aksident me pasojë plagosjen e një shtetase ka ndodhur këtë pasdite në rrethin e Fierit.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për “Balkanweb” se një mjet ka përplasur një këmbësore në fshatin Lalar. E plagosura është duke marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e  Fierit. Ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasja e plagosur është rreth 50 vjeçe. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes. Dyshohet se shkak i përplasjes të ketë qenë shpejtësia.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.