Standard.al

28 vjetori i themelimit të PS/ Arben Malaj “thumbon” Edi Ramën…

0

Arben Malaj, ish-deputet dhe ish-ministër në qeveritë socialiste, ka thumbuar kryeministrin Edi Rama në 28 vjetorin e themelimit të PS-së.

Përmes një mesazhi në rrjet, Malaj ka uruar socialistët dhe ka shprehur mirënjohjen për anëtarët dhe mbështetësit e kësaj partie, që e themeluan dhe e modernizuan.
“Mirënjohje për të gjithë kolegët që e mbanin PS larg pushteteve absolute dhe abuzive në çdo nivel të saj”, shkruan Malaj.

Postimi i Arben Malaj

Gëzuar të dashur socialistë!

Një urim i veçantë dhe thellësisht mirënjohës për anëtarët dhe mbështetësit e PS, që e themeluan dhe modernizuan PS si modeli më i mirë i partive poltike shqiptare, për shkallën e demokracisë së brendshme, për lirinë për diskutime dhe debate dhe sidomos për kontributet pozitive në jetën e përditshme të shqiptarëve.

Mirënjohje për të gjithë kolegët që e mbanin PS larg pushteteve absolute dhe abuzive në çdo nivel të saj. Gëzuar !!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.