Shpërthen festa në ‘Elbasan Arena!’ Kombinimi Roshi-Cikalleshi, kuqezinjtë kalojnë në avantazh

0
139

Shqipëria luan sot ndeshjen e katërt në grupin kualifikues H, të vlefshme për eliminatoret e EURO 2020.

mavraj berisha shqiperi moldavi

Në “Elbasan Arena”, kuqezinjtë presin Moldavinë, në një sfidë ku kërkohet me patjetër fitorja, për të kthyer faqen, edhe pse ndeshja e parë me Edi Rejan në stol përsëri u mbyll me humbje. Në ndryshim nga ndeshja me Islandën, Reja ka kryer katër ndryshime në formacion.

ardian ismajli shqiperi moldavi

Mavraj në vendin e Dermakut, ndërkohë që krahët e modulit 3-5-2 nuk ndryshojnë, me Lenjanin dhe Hysajn. Ndërkohë, Basha i ka lënë vendin Kaçes, ndërsa Xhaka Ramadanit.

tifozet elbasan arena

Ndryshime edhe në sulm, ku Uzuni dhe Sadiku, janë titullarë, teksa në Islandë ishin Cikalleshi dhe Balaj. Pas 3 ndeshjeve të para, Shqipëria gjendet në vendin e katërt me 3 pikë, po aq sa edhe Moldavia. Duhet theksuar se atmosfera në “Elbasan Arena” është tepër e vaktët, ku numri i tifozëve të pranishëm nuk i kalon 4 mijë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here