Standard.al

Sfida Shqipëri-Moldavi/ Kombëtarja do fitoren e dytë në grup

0

Ka startuar në këto çaste në “Elbasan Arena” ndeshja e katërt në grupin H për Shqipërinë, ajo ndaj Moldavisë.

Skuadra kuqezi kërkon suksesin e dytë në grup, ndërsa Edi Reja fitoren e parë në drejtimin e Shqipërisë. Reja ka bërë ndryshime thelbësore në formacion, ndërsa nuk ka një interesim të madh të tifozërisë për këtë 90 minutësh.

Në një sfidë ku kërkohet me patjetër fitorja, për të kthyer faqen, edhe pse ndeshja e parë me Edi Rejan në stol përsëri u mbyll me humbje. Në ndryshim nga ndeshja me Islandën, Reja ka kryer katër ndryshime në formacion.

Ndeshja5

Mavraj në vendin e Dermakut, ndërkohë që krahët e modulit 3-5-2 nuk ndryshojnë, me Lenjanin dhe Hysajn. Ndërkohë, Basha i ka lënë vendin Kaçes, ndërsa Xhaka Ramadanit.

bandicam 2019-06-11 20-44-14-516

Ndryshime edhe në sulm, ku Uzuni dhe Sadiku, janë titullarë, teksa në Islandë ishin Cikalleshi dhe Balaj. Pas 3 ndeshjeve të para, Shqipëria gjendet në vendin e katërt me 3 pikë, po aq sa edhe Moldavia. Duhet theksuar se atmosfera në “Elbasan Arena” është tepër e vaktët, ku numri i tifozëve të pranishëm nuk i kalon 4 mijë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.