Jucker bën gafën për zgjedhjet lokale, puth Ramën: Kur janë zgjedhjet në Shqipëri…në fund të prillit?

0
116

Ka pasur një moment të pikant në konferencën për shtyp mes Edi Ramës dhe Jean Claude Juncker këtë të martë në Bruksel. Presidenti i Komisionit Evropian pyeti: “Kur mbahen zgjedhjet në Shqipëri… në fund të prillit?” 

Menjëherë ka ndërhyrë Rama duke i thënë që “zgjedhjet mbahen në qershor”.

Juncker: Do të mbahen zgjedhjet në Shqipëri, në fund të muajit…prill?

Rama: Qershor.

Juncker: Po, domethënë, janë në muajin e fundit pas muajit të fundit…

(Gazetarët qeshin)

Juncker: Ah, po qershor, këto zgjedhje duhet të mbahen, dhe shqiptarët duhet të votojnë.

Në përfundim të konferencës mes të dyve, Rama i ka zgjatur dorën Junckerit, kurse ky i fundit i është afruar dhe e ka puthur në faqe.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here