Salianji: Ja pse vendimi i Metës për shtyrjen e zgjedhjeve është akt kushtetues…

0
115

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar pas deklaratës së Elisa Spiropalit për shkarkimin e Ilir Metës.

Salianji thotë  se është vetëm Gjykata Kushtetuese përcakton paligjshmërinë ose jo të veprimit të Kreut të Shtetit. Me një reagim në “Facebook”, Salianji rendit të gjitha arsyet se pse vendimi i Metës për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit është akt kushtetues deri në interpretimin final të Gjykatës Kushtetuese, e cila në fakt prej dy vitesh nuk është funksionale.

Ja postimi i plotë i Salianjit:

Dekreti i Presidentit ashtu si çdo akt tjetër që pretendohet për kushtetueshmêri ose jo duhet të ankimohet në Gjykatën Kushtetuese, GjK është i vetmi organi që pêrcakton antikushtetueshmërinë e një akti! Derisa Gjykata të shprehet akti ësht? kushtetues, shembull; Partia Demokratike dhe Aleanca për Teatrin mendojnë se ligji special për të shkatërruar teatrin dhe për të ndertuar kulla është zhvatje dhe vjedhje, cënim i trashëgimisë etj, ligji është antikushtetues por Gjykatë Kushtetuese nuk ka, dhe ligji formalisht ësht? në fuqi! E njejta histori me çdo ligj që prek të drejtat dhe liritë e qytetarëve të cilat nuk kanë ku ankimohen!

Shfuqizimi i dekreteve ka praktikë, në jurisprudencë kjo krijon precedent, dy Presidentë kanë shfuqizuar dekretet për mbajtjen e zgjedhjeve!

Shfuqizimi i dekretit dhe marrja e pergjegjesise nga Presidenti i heq alibinë e respektimit të ligjit Ramës, pas shfuqizimit të dekretit doli në dukje qartësisht që Ramës nuk i interesojnë zgjedhje por kapja dhe mbajtja me forcê e pushtetit!

Data dhe dita e zgjedhjeve ësht? dita kur populli zgjedh mes shumë alternativave se kush do të qeverisë dhe jo dita kur pushteti imponon se kush do të vjedhe për 4 vitet e ardhshme! Pse duhen zgjedhje kur ka një kandidat? Në çdo rast edhe sikur të merrte vetëm votën e tij ai do të ishte i zgjedhur sipas ligjit Rama!

Presidenti i Republikës shkarkohet nëse kryen një shkelje të rende te ligjit jo kur ndonje palë mendon ndryshe, por dhe nêse presidenti do kryente shkelje dhe do të shkarkohej nga parlamenti, ky vendim duhet të shqyrtohej nga Gjykata Kushtetuese qe sot nuk ekziston për rrjedhojë do të ishte vendim nul. Akoma më tej Gjykata nuk mund të konstituohet pa perzgjedhjen e anetarëve të kesaj gjykate nga Presidenti!

Rama nuk ka hallin e zgjedhjeve, se shtyrja e dates e shpeton nga pamundesia per ti zhvilluar dhe per tu perballur me popullin, frika deri ne palce e Rames eshte qe parlamenti ilegjitim dhe jokushtetues me me pak se 140 deputete dhe me pamundesine ligjore per tu plotesuar mund te prodhoje nje shperndarje te parlamentit dhe zgjedhje te reja!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here