Vendimi i Presidentit/ Patozi si Rama: Qytetarët të votojnë më 30 qershor

0
129

Drejtuesi i partisë Bindja Demokratike, ka dalë kundër vendimit të Presidentit të Republikës, për anulimin e dekretit për zgjedhjet e 30 qershorit.

Sipas tij, akti i Presidentit nuk ka lidhje me Kushtetutën, por është një reagim politik, pas intervistës së Zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit Matthew Palmer.

“Unë besoj se një gjë e tillë shkon kundër kushtetutës, kundër precedentit, por edhe kundër logjikës më minimale.
Ndaj edhe nuk shikoj asnjë arsye pse të presim të hënën që të njihemi me argumentet kushtetuese të Presidentit, për shkak se kjo është një çështje thellësisht politike. Dhe mjafton një analizë e thjeshtë për këtë”, – shkruan ndë rë tjer Astrit Patozi.

Më tej ai u bën thirrje qytetarëve të dalin dhe votojnë më 30 qershor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here