“Vendi drejt konfliktit civil!” Fatmir Mediu: Veprimi i Presidentit, një moment vlerësimi për t’i kthyer pushtetin qytetarëve

0
140

Presidenti i Republikës, në këndvështrimin e kryetarit e Partisë Republikane Fatmir Mediu, shmangu një konflikt civil dhe i hapi rrugë palëve për diskutuar për zgjidhjen e krizës politike në vend.

Qëndrimin e Kryeministrit Rama për zhvillim të zgjedhjeve vendore më 30 Qershor, Mediu e konsideron puçist, ndërsa opozita sipas tij duhet të ulet e të diskutojë për rrugën institucionale që duhet të ndjekë.

“Presidenti në rastin e këtij vendi ka shfrytëzuar autoritetin e tij kushtetues edhe në mungesë të Gjykatës Kushtetuese. Është i vetmi autoritet që mund të japë dekret dhe të zhvlerësojë dekrete, sepse nuk kemi Gjykatë Kushtetuese dhe ajo u shkatërrua qëllimisht nga Edi Rama. Ai ka kryer një veprim të drejtë dhe veprimi i Presidentit nuk duhet parë si triumf nga njëra ose tjetra palë. Duhet parë si një moment vlerësimi për t’i kthyer pushtetin qytetarëve.  I vetmi moment për t’i kthyer pushtetin qytetarëve janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe ndëshkimi i krimit elektoral nëpërmjet influencave dhe lidhjeve politike”, tha Mediu. /ABC/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here