‘Rama do të bëjë zgjedhje më 30 qershor, për brenda Partisë Socialiste’

0
153

“Zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor. Natën e mirë!” Kjo qe kundërpërgjigja e kryeministrit Edi Rama ndaj vendimit të Presidentit Ilir Meta për të shfuqizuar datën e zgjedhjeve vendore, 30 qershorin.

Ndaj kësaj kundërpërgjigjeje, ë ka reaguar zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, e cila ka “sqaruar” vendimin e Ramës.

“Mos ta paragjykojmë, – ka shkruar Zhupa në Fb. – Nuk thotë “zgjedhjet lokale”. Ai e di që nuk është Presidenti i Republikës. Mendoj se e ka për zgjedhjet brenda Partisë Socialiste. Është koha që edhe aty të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Shumë suksese socialistëve në zgjedhjet e brendshme, uroj të fitojnë mbi Rilindjen,” përfundon zëdhënësja e PD.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here