Ngjarja e tmerrshme në pyllin e errët të Valbonës!!! Batalioni komunist “Perlat Rexhepi” vrau dhe dogji në zjarr Atë Lekë Lulin

0
181

Ishte viti 1944, kur batalioni komunist “Perlat Rexhepi” vrau dhe dogji në zjarr Atë Lekë Lulin, klerikun e deklaruar per simpatine e tij te hapur ndaj mbretit Zog. Ish kreu i Arkiven ne Ministrine e Brendshme, Kastriot Dervishi zbulon te dhena nga ngjarje e tmerrshme e atij viti.

 

Kastriot Dervishi

1944/Batalioni komunist “Perlat Rexhepi” vrau dhe dogji në zjarr Atë Lekë Lulin

Atë Lek Lulashi ishte ndër të paktët klerikë që simpatizonte hapur Mbretin Zog, ndërsa gjatë luftës e shfaqi haptazi qëndrimin e tij tejet të vërtetë se komunizmi ishte i keq për Shqipërinë. Për këtë arsye, komunistët vendosën ta vrasin e më pas këtë ngjarje ta interpretonin sipas dëshirës së tyre. Atë Leka udhëtoi nga Kastrati i Malësisë së Madhe në Tropojë për të marrë pjesë në një mbledhje të forcave politike. Komunistët si injorantë edhe në shpjegime, e justifikuan vrasjen sikur ndodhi nga shkaku se kleriku ishte “ndërlidhës midis gjermanëve dhe britanikëve” (!). Në fakt, vetëm komunistët mund të bëjnë aleatë gjermanët dhe britanikët në vitin 1944. Partizani vrasës kryesor, e ka përshkruar në këtë mënyrë krimin makabër:
“Vrasja u krye në pyllin e errët të Valbonës. Patër Lekë Luli ish dërguar nga armiku i popullit Abaz Kupi që të lidhte veprimet e Gani Kryeziut me reaksionin e Dukagjinit dhe me partitë e tjera reaksionare të Lumës e të Mirditës për të ndaluar forcat e ushtrisë NÇL për çlirimin e krahinave të veriut. Kufoma e tradhtarit të popullit Patër Lekë Luli u vu në zjarr të madh ku iu dogjën edhe eshtrat. Më vonë, shkuan 100 reaksionarë të shtyrë nga kleri reaksionar i Shkodrës për t’i gjetur shenjat, por pluhuri i tij ishte zhdukur”.

/VOA

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here