Standard.al

“Lali Euro”, o qyp Tërpani! Mos qaj hallin e 1 korrikut, po një herë të vetme hiqe maskën

0

Erion Betoni, kryebashkiaku qe do mbahet mend ne historine e Tiranes si njeriu qe “kullezoi” kryeqytetin, paska qare sot hallin se kush do qeverise bashkite e vendit pas 30 Qershorit, mbasi Presidenti shfuqizoi daten e zgjedhjeve.

 

O qyp Tërpani, perserisa data u shty, edhe kryebashkiaket aktuale do vazhdojne ne detyre deri kur te vendoset data e re. Po ti kaq gje e kupton, po kjo e sotmja ishte menyra e rradhës se jargavitjes ndaj shefit, ne fakt menyra qe e solli “Lali euron” ketu ku është tani.
Duke u mundur ti beje sherbimin e radhes shefit te tij, qe e mbajti var deri ne fund per emrin e kandidatit te PS per bashkine e Tiranes, Erioni u leshua ne sulm ndaj Presidentit. ” Nese ne 30 Qershor nuk ka zgjedhje, mamdati im mbaron. Do i jape Presidenti autobuzit, do i pastroje ai plehrat…” -u shpreh nder te tjera Erion Betoni. Me siguri mund te themi se ata qe ben ti si kryebashkiak, mund ta beje shume mire edhe drejtori komunales lali, madje shume me mire se ti, shume me paster se ti, shume here me ligjshem se sa ti.
“Lali euro” harron ne fakt se edhe ate post qe mban e ka ne saj te votave te LSI, qe ne zgjedhjet vendore te 2015-es mbeshteti te gjithe kandidatet e koalicionit, krejt ndryshe nga PS qe luajti piset e braktisi kandidatet e LSI.
Ne shpeshere flasim per rrezikun e modelit Rama ndaj shtetit ligjor dhe demokracise, por harrojme dhe leme ne hije ate qe vetequhet si “lali eri” por qe me shume i shkon “lali euro”. Eshte ndoshta pasuesi me i denje i politikes qe perfaqeson Rama, mos ndoshta edhe me keq. Taksuesi me i madh i qytetareve te Tiranes, njeriu qe di te bashkepunoje me mire vetëm me 3-4 oligarke qe ndan tenderat, kryebashkiaku qe mendon si te shtoje nje e nga nje kullat ne Tiranë, duke harruar ajrin e ndotur dhe zonat e mbetura pa asnje investim prej 4-vitesh. Ne fakt Veliaj është mjeshtri i propagandes, aq sa rivalizon bindshem edhe aktoret.
Lali perdite  nga aktron dhe luan nga nje rol duke  mbajtur fshehur e vërtetë, ate qe ja njohem mjaft mire me ndodhine e tmerrshme ne landfillin e sharres, me vdekjen e Arditit qe do e ndjeke nga pas gjithmone.
Standard.al

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.