“Zëri i sovranit nuk mund të injorohet”, Basha: Largimi i Ramës i panegociueshëm

0
108

Në mbyllje të protestës së tetë kombëtare të opozitës së bashkuar, kreu i PD, Lulzim Basha iu drejtua edhe një herë qytetarëve nga selia blu.

Teksa falënderoi edhe një herë pjesëmarrësit në protestë, në fjalën e tij Basha u shpreh se, zëri i qytetarëve nuk mund të injorohet

“Forca e pandalshme është populli, jeni ju. Ju shpreh mirënjohjen më të thellë për këtë pjesëmarrje gjigante edhe në këto 4 muaj protestash të fuqishme. Shenjë e qartë e shumicës dërrmuese të shqiptarëve që janë të vendosur për zgjedhje të lira e të ndershme, për Shqipërinë si gjithë Europa. Zëri i sovranit nuk mund të injorohet.

Bashkimi, qëndresa, vendosmëria është forca jonë, Rama ik”, u shpreh Basha.

 

https://www.facebook.com/newsbomb.al/videos/403452057047612/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here