Standard.al

“Veprim i pandodhur kurrë më parë!” Policia bllokon flamujt dhe vuvuzelat e protestës

0

Partia Demokratike lajmëron se vetëm pak minuta më parë policia u ka sekuestruar organizatorëve të protestës së sotme disa flamuj, pankarta dhe vuvuzela.

Përmes një lajmërimi për mediat, selia blu bën me dije se veprimi i efektivëve të Komisariatit nr.2 të kryeqytetit është i paligjshëm, pavarësisht kundërshtimit të organizatorëve të protestës.

Deklarata e plotë e PD-së

Pak minuta më parë, policia ka kryer në veprim të pandodhur kurrë më parë. Ka rrestuar flamujt, pankartat dhe vuvuzelat e pretestës. Veprimi plotësisht i paligjshëm i efektivave të Komisariatit 2 të kryeqytetit, është kundërshtuar nga organizatorët e protestës, që janë gjendur pranë kryesisë së Kuvendit, ku ka ndodhur bllokimi i automjetit me dekorin e protestës. Pavarësisht paligjshmërisë, policvia, që vepron prej kohësh sipas urdhrave politikë, nuk i ëhstë bindur ligjit, pork a bllokuar automjetin për atë që e ka cilësuar si kontroll të pankartave, flamujve dhe vuvuzelave që gjendeshin në të. Akti i paligjshëm është një nga veprimet  provokuese të rradhës së policisë politike që, në shërbim të një pushteti kriminal, ka arritur në kufijtë e qeshrakes me arrestimin e flamujve shqiptarë, amerikanë, gjermanë, europianë apo edhe të pankartave që demaskojnë në anglisht dhe në gjermanisht vjedhjen e zgjedhjeve nga Rama përmes bandave dhe krimit të organizuar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.