Standard.al

Njerëzit e Sigurimit të Shtetit përdhunuan në burg Musine Kokalarin- Nga Novruz Xh Shehu

0

Shume po flitet për masakrat komuniste, orgjitë, torturat, tmerret, kafshërie, zuzaritë qe do ta kishte për turp çdo komb ti shihte qofte ne ëndërr !…As qe mund te imagjinohen se çfarë kane bere, por me e paimagjinueshme është mohimi, retushimi, falsifikimi, zbukurimi i portreteve makabre !

Nuk mund ta kuptoj te thuhet me kompetence nga meshkujt se nuk janë përdhunuar femrat, kur dihet qe vet meshkujt janë përdhunuar nga policet, hetuesit, meshkuj hamshorë qe i vinin qelive…

Ky është realitet.. i dhimbshëm, i tmerrshëm i turpshëm, i padurueshëm, te bene te shtrëngosh  kapakët e syve qe them mund ti largohesh pasqyrës, por ja qe është…

Te ben te ulërish aq gjate sa qe terë Shqipëria te përfshihet nga nje” Uuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu” qe do te konkuronte tërmetet!

Meqë këta palaço te kompromentuar me Sigurimin e Shtetit apo me pushtetarët e sotëm për një pese lekesh, për një privilegj, për një tender, për një xhiro ne kontinent, po jap një fakt tronditës qe nuk e kam thëne deri tani, jo se kam mbrojtur shkerdhatërine komuniste , por s’desha qe Musine Kokalari  te kish një imazh tjetër…

Falëm Musine, atje ku je ne Paqen e përjeteshme!

Kam këtë te dhënë nga Nipi i Musinesë Hektor Kokalari, sot 87 vjeç:

“Musineja erdhi tek ne kur i vdiq nena Hanushja, ne vitin 1964. Erdhi ta përcillte për ne banesën e fundit…Mu afrua dhe me tha:

-Ne burg kam hequr me shume nga ç’do parashikim.

E shikova me vëmendje.  Nuk mund ta ndihmoja.

-Ne qeli me sollën një person lakuriq..

Musineja u drodh ndërsa e pohoi ketë fakt tronditës. Ndoshta e tha qe dikush te hakmerrej! Ndoshta e tha se duhej tja thoshte dikujt ketë krim makaber!…Ndoshta e tha se duhej dikush ta merrte vesh( ajo ish e bindur se do te përmbysej sistemi I kolerës).

-Cili ishte?

-Se njoha!

Kaq. Asnje fjale me shume.

Me detyruat mor zuzarë ta them këtë fakt tronditës, jo se me plasi trapi për sigurimsat, por doja te mos te krijohej imazhi I përdhunimit te vajzës uragan Musine Kokalari!

Ndjese Musine!

Por duhej t’ia thoja dikujt dhe e thashë!

Ndjese!/ Voal –

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.