Standard.al

Nga “Washington Post” te “AFP”, mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë vendimit të Metës

0

Vendimi i kreut të shtetit në Shqipëri nuk po bën bujë vetëm në Shqipëri, por edhe në mediat më të njohura ndërkombëtare.  Media si “New York Times”, “Washington Post”, “Abc”, “AP” etj i kanë bërë jehonë vendimit të presidentit Meta. Në artikujt e tyre, gazetat në fjalë shprehen ndër të tjera se, ky vendim kërkon shmangjen e konfliktit politik dhe social në Shqipëri

 

Presidenti Ilir Meta shfuqizoi pasditen e sotme dekretin për datën e zgjedhjeve 30 qershor 2019. Përmes një deklarate për shtyp presidenti Meta rendit 5 arsyet pse vendosi të ndërmarrë vendimin ndërsa informon se më 10 qershor, në mëngjes, Institucioni i Presidentit të Republikës do të bëjë publikisht me dije të gjithë argumentat shteruese kushtetues, ligjorë dhe logjikë që çuan në marrjen e këtij vendimi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.