Mbi 180 minuta protestë, VIDEO/ Madhështore nga Tirana

0
126

Opozita e bashkuar po zhvillon sot protestën e 8-të kombëtare në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, me të njëjtën kërkesë, largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore që do të çojë vendin në zgjedhje të lira.

Policia e Shtetit por edhe Garda, ashtu si edhe në rastet e tjera kanë marrë masa për mbarëvajtjen e protestës së sotme të opozitës në orën 19:00.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se në terren do të jenë të angazhuar 1700 forca policie, të cilat do t’i kushtojnë rëndësi ruajtjes së institucioneve.

Po ashtu, mësohet se para Ministrisë së Brendshme, por edhe Parlamentit do të vendosen gardhe metalike si edhe kamera me rezolucion të lartë, për fiksimin e atyre që kryejnë akte dhune.
Në gatishmëri janë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë si dhe autobotet me ujë.

Nga ana tjetër mësohet se Partia Demokratike ka kërkuar leje për protestë marshim tek Kryeministria dhe Parlamenti nga ora 19.00 deri në mesnatë, ndërsa policia e ka lejuar të protestojë vetëm para Kryeministrisë deri në orën 21:00.

Basha: Orët e tiranisë po marrin fund, troket ora e Europës

Mbi 2 orë nga nisja e protestës së tetë kombëtare të opozitës së bashkuar, kryedemokrati Lulzim Basha iu drejtua mbështetësve nga selia e PD, cka shënon edhe fundin e protestës për ditën e sotme. Basha tha se orët e tiranisë po marrin fund, ora e lirisë se rë e Shqipërisë si Europa po troket

Mijëra e mijëra shqiptarë që i janë bashkuar opozitës në protestë, kanë ndezur dritat e celularëve duke ofruar pamje mbreslënëse.

video:

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here