Standard.al

“E nisëm mirë”/ Kuqezinjtë u mposhtën, Reja: Gabim fëminor, nuk na u dha një penallti

0

Trajneri Edi Reja debutoi me humbje në stolin e kombëtares shqiptare. Kuqezinjtë u mposhtën 1-0 nga Islanda, duke lënë pikë rrugës që të dërgojnë në grupet e Euro 2020.

Rezultat që nuk është pranuar aspak nga tekniku italian, i cili pas takimi ka shpërthyer në akuza ndaj gjyqtarit kryesor. Sipas tij, skuadra kishte raste të mira për të shënuar, si dhe një mos-akordim penalltie në favor të tyre.

“E nisëm mirë. 20 minutat e para e nisëm mirë. Krijuam disa raste. Fituam një lloj superioriteti të lojës. Ata nuk bënë ndonjë gjë të madhe, përveç lojës ajrore. Luajtëm më mirë, e kërkuam golin deri në fund, kur ranë fuqitë. Mëkat, sepse patëm dy raste për gol në fillim, patëm raste edhe në pjesën e dytë.  Për rezultatin më vjen shumë keq, jam i tërbuar, sepse ishte edhe një penallti në favorin tonë. Fati nuk ishte me ne.”

“Pavarësisht aftësive të dukshme të sulmuesit, ne nuk duhet ta lejonim që ai të kalonte në atë mënyrë.. Ishte një pamjaftueshmëri e jona si dhe një aftësi e tij. Ndoshta mund të bëhet një faull taktik, nuk mund të bëhet ai gabim aty, edhe pse lojtari depërtoi bukur dhe u tregua i zoti. Patëm 3 mundësi ta ndalnim, ishte një gabim fëminor, i pafalshëm. Ajo që tentova me ndryshime, ishte ti jepja një rritëm më të shpejtë loja. Doja të shfrytëzoja aftësitë e Kaçes. Patëm disa raste që mund t’i shfrytëzonim akoma më mirë, por nuk ia dolëm.”-përfundoi Reja.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.