Basha: Orët e tiranisë po marrin fund, nuk do të hedhim asnjë hap pas deri në arritjen e standardeve evropiane

0
89

“Shumica jeni ju, shumica ne. Nuk do të hedhim asnjë hap pas deri në arritjen e standardeve evropiane”.

Kështu u shpreh Lulzim Basha gjatë fjalës së tij përmbyllëse në protestën e tetë kombëtare të Opozitës së Bashkuar.

Sipas tij, sot qeveria tentoi ta kthente këtë natë në natë dhune, duke iu referuar hedhjes së gazit lotsjellës te Parlamenti, për të devijuar vëmendjen.

“Përpjekje për ta shndërruar në një natë dhune për të devijuar vëmendjen. Por kjo përpjekje sot dështoi me turp. Siç dështoi përpjekja për zgjedhje pas vendimit të presidentit për anullimin e zgjedhjeve më 30 qershor. Orët dhe ditët e ardhshme duhet të na gjejnë më në këmbë se kurrë për ta çuar këtë betejë drejt fitores  për çdo shqiptar”, u shpreh Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here