Standard.al

Zëri i Amerikës: Gjermania do kërkojë shtyrjen e bisedimeve për Shqipërinë në gjysmën e dytë të shtatorit

0

 

Zëri i Amerikës shkruan mbrëmjen e sotme se janë zbehur mundësitë që Shqipëria të marrë hapjen e negociata nga BE-ja në 18 qershor. Sipas VOA-s, Gjermania do të kërkojë shtyrjen e bisedimeve për Shqipërinë në gjysmën e dytë të shtatorit.

“Mundësitë që Shqipëria të marrë dritën jeshile për hapjen e bisedimeve për anëtarësim nga vendet anëtare, duket se po zvogëlohen gjithnjë e më shumë. Burime diplomatike i thanë Zërit të Amerikës, se Gjermania, një nga vendet më me peshë në Bashkimin Europian pritet që të kërkojë shtyrjen e marrjes së vendimit për në vjeshtë. Sipas praktikës, qeveria gjermane do të duhet që pas publikimit të rekomandimit nga ana e Komisionit Europian, t’i paraqesë Bundestagut, një raport lidhur me pozicionin e saj për vendimin që duhet marrë. Deri më sot nuk rezulton që Qeveria ta ketë ndërmarrë një hap të tillë. Nga ana tjetër, dhe përfaqësues me peshë në parlamentin gjerman kanë paralajmëruar po ashtu shtyrjen, duke e motivuar këtë me kohën e pakët në dispozicion për të vlerësuar raportin e Komisionit Europian. Sipas të gjitha gjasave parlamenti gjerman do të shprehet në gjysmën e dytë të muajit shtator.”- deklaroi ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.