Standard.al

Stjuardesa dhe e dashura e saj rrihen brutalisht në Londër…

0

Një incident i rëndë ka ndodhur në transportin publik të Londrës, teksa një stjuardesë nga Uruguai dhe e dashura e saj, të cilët po udhëtonin me autobus për në shtëpi, janë rrahur brutalisht nga një grup djemsh.

Siç raportojnë tabloided angleze, banda që i dhunoi i kishte kërkuar atyre të putheshin dhe jepnin shfaqje seksuale për t’i argëtuar ata, por nuk kishin pranuar.

Gjerësisht në rrjet, ndërkohë janë publikuar fotot e vajzave të mbuluara me gjak.

Ato vetë kanë treguar se u ulën në pjesën e pasme të autobusit, kur grupi i të rinjve filluan t’i shkonin nga mbrapa duke i kërkuar të putheshin dhe të bënin akte seksuale para tyre. “Ata filluan të silleshin si huliganë, duke kërkuar që ne të putheshim apo të bënim veprime të tjera. Filluan të bërtisnin me të madh e që ne ishim lezbike dhe përshkruanin disa pozicione sekse. Në fillim, në përpjekje për t’i qetësuar gjërat fillova të bëja shaka, duke menduar se do të largoheshin, por ata filluan të na hidhnin para, duke na ngacmuar e më pas na goditën”, rrëfeu Melania Geymonat, 28 vjeçe.

Në momentin e incidentit ajo me të dashurën e saj Chris po shkonin në Camden, në veri të Londrës.

“Më kujtohet Chris që ishte në mes të tyre dhe ata e rrahën atë.Unë nuk mendova për këtë dhe hyra. E tërhoqa prapa dhe përpiqesha ta mbroja dhe ata filluan të më rrihnin dhe mua. Rashë pa ndjenja dhe ndjeja gjakun që më pikonte nga fytyra”, shtoi ajo.

Stjuardesa i tha policisë se ishin të paktën katër burra, njëri prej të cilëve fliste spanjisht, dhe të tjerët kishin theks britanik, që i sulmuan.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.