“Goditja më e rëndë për Edi Ramën”, Kryemadhi: Nuk ka më asnjë kompromis me një njeri që punon për grupin e tij të klientëve

0
115

Në një takim me strukturat e LSI në Tiranë, kryetarja Monika Kryemadhi i ka ftuar edhe një herë shqiptarët për një pjesëmarrje sa më masive në protestën e nesërme të Opozitës.

Sipas tij, kompromis me Edi Ramën nuk do të ketë, ndërsa shtoi se një protestë paqësore dhe masive do të ishte goditja më e fortë për të.

“Largimi i Edi Ramës do të thotë fund i tranzicionit në vend. Nuk ka më asnjë kompromis me një njeri që punon për grupin e tij të klientëve dhe ka varfëruar shqiptarët. Me atë që jo vetëm premtoi 300 mijë vende pune, por largoi 500 mijë shqiptarë”

Vetëm një protestë paqësore dhe në formën më të bukur do të jetë goditja më e rëndë për krimin e organizuar dhe për Edi Ramën

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here