Standard.al

Bomba e “Bild!” Dako: Në fushata vetëofrohen lloj lloj rrugeçërish, nuk u them dot jo

0

Kryebashkiaku Vangjush Dako është shprehur se nuk mund t’i thotë dot jo askujt që ofrohet për të kontribuuar në fitoren e tij në zgjedhje.

I ftuar në emisionin “Repolitix”, me gazetarin Denis Minga, Dako ka sqaruar afrimitetin e tij me Avdylajt.

“Ndoshta ju keni mugesën e përvojave nëpër fushata. Në fushata vetëofrohen lloj lloj kategorie njerëzish, rrugeçërish që të kontribuojnë në fitoren. Në mirëpresin votën e kujtdo, të një qytetari të nderuar apo të atyre që kanë pasur problem me ligjin.

Ka pasur raste që kryebashkiakët kanë shkuar nëpër burgje për të kërkuar vota.

Ne nuk u themi dot jo, ne na vlen çdo lloj vote,”- është shprehur Dako ndër të tjera.

Kryebashkiaku Dako është i ftuar në emision për të sqaruar përgjimet e publikuara nga media gjermane Bild.

Dy ditë më parë, prestigjiozia gjermane “Bild” ka publikuar audiopërgjime të reja lidhur me të ashtuquajturën “Dosja 339/1″një nga çështjet, hetimi i të cilës bëri që PD ta ketë si çështje kryesore në betejën për rrëzimin e qeverisë.Në përgjime dëgjohet Astrit Abdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS.

Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi. Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.