Standard.al

“Tepsisë i doli shpejt kallaji. Shkëlqimi i ‘Shqipërisë që duam’ po zvenitet dita-ditës, si tepsia së cilës i del kallaji”

0

Reagimi i ish-deputetit Shezai Rrokaj në Facebook

Tepsisë i doli shpejt kallaji. Shkëlqimi i ‘Shqipërisë që duam’ po zvenitet dita-ditës, si tepsia së cilës i del kallaji.

Droga, korrupsioni, kapja e reformës në drejtësi, mungesa e investimeve të huaja, njëjtësimi i qeverisjes me oligarkët dhe grupet kriminale janë arsye përse qytetarët po largohen dhe përse nuk u çelen negociatat me BE-në as këtë qershor. Përgjimet vërtetuan konstatimet e bëra nga opozita për krimin elektoral, i cili delegjitimon pushtetin e kësaj mazhorance. Demokracia është vënë pikëpyetje. Zgjedhje si këto që po tregojnë përgjimet, për më tepër, pa opozitën nuk mund të ketë. Është e domosdoshme të rithemelohen shtyllat e demokracisë, duke filluar me zgjedhjet e lira dhe ndërtimin e një shteti funksional. Reforma në drejtësi duhet të rikthehet në korrikun e vitit 2016, kur u votua me 140 vota, për të bërë korrektimet e nevojshme dhe për të ngritur institucionet e drejtësisë si dhe për t’i shpallur luftë pa kompromis krimit të organizuar dhe korrupsionit. Një qeveri tranzitore deri në përmbushjen e këtyre objektivave, përfshirë edhe çeljen e negociatave është e vetmja rrugë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.